Politikë
Kurti zbulon tri emrat për president dhe i ofron Hamzës marrëveshje për votimin e ligjit
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës ka hedhur poshtë ofertën e tyre për të mbështetur Bekim Sejdiun si kandidat për shefin e shtetit.
Gjatë deklarimit të tij, Kurti kujtoi se Lëvizja Vetëvendosje gjatë këtij viti ka vënë në tavolinë edhe dy opsione të tjera për këtë post, duke përmendur Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin, të cilët mbeten aktualë nëse pala opozitare shpreh gatishmëri.
"PDK-ja refuzoi propozimin tonë që ta mbështesim Bekim Sejdiun. Përveç tij, kemi edhe dy emra të cilët në këtë vit i kemi propozuar si kandidat për president, Glauk Konjufcën e Feride Rushitin, të cilët janë aktualë nëse ka interesim nga opozita", u shpreh ai.
Duke qenë se deri më tani nuk ka pasur mundësi të realizojë një takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, kreu i ekzekutivit ka këtë të fundit që të japë një garanci publike rreth përfshirjes së të gjithë grupit parlamentar të kësaj partie në procesin e zgjedhjes së presidentit.
"Meqenëse nuk po arrij ta takoj kryetarin Bedri Hamza, le të dalë publikisht të zotohet se i gjithë grupi parlamentar merr pjesë me votë për president dhe ne po ia votojmë leximin e dytë, nëse ata e shohin që s’ka problem ligjor. Pra, ia votojmë ligjin dhe pastaj votimin për president", përfundoi Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: