Sport
Pjesa e parë përfundon me epërsi: Kosova U21 në avantazh ndaj Finlandës
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka mbyllur 45 minutat e para të sfidës kualifikuese për Kampionatin Evropian duke udhëhequr ndaj bashkëmoshatarëve të Finlandës me rezultatin 2-1.
Talentët e Kombëtares dardanë e nisën mbarë takimin, duke gjetur golin e epërsisë qysh në minutën e pesëmbëdhjetë përmes Medin Gashit.
Ekipi ynë kombëtar pati mundësi të artë për të thelluar avantazhin vetëm dy minuta më vonë, mirëpo Laurent Xhylani tregohet i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas këtij momenti, finlandezët u kundërpërgjigjën duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e tridhjetë e katërt, ku Arttu Lotjonen u tregua i saktë pas pasimit nga Matias Siltanen.
Gjithsesi, reagimi i të rinjve dardanë ishte i menjëhershëm, duke rimarrë avantazhin pas vetëm katër minutash. Një autogol i shënuar nga Miska Ylitolva bëri që Kosova të drejtohet drejt dhomave të zhveshjes me epërsinë minimale 2-1.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: