Aktuale
Viti i suksesshëm i Bllekit, reperi nga Gjilani publikon këngën e re “Kitty Cat”
Reklamë e Sponsorizuar
Reperi i njohur nga Gjilani, Blleki, po vazhdon me ritme të larta edhe përgjatë këtij viti, duke sjellë për adhuruesit e muzikës së tij një tjetër projekt artistik që mban titullin “Kitty Cat”.
Kënga e re vjen e plotësuar edhe nga ana vizuale me një videoklip. Që në momentet e para të lançimit, materiali i ri ka rrëmbyer vëmendjen e audiencës, duke u shndërruar menjëherë në një ndër temat më të komentuara dhe të dëgjuara në treg.
Për realizimin e “Kitty Cat”, artisti ka marrë përsipër vetë krijimin e tekstit dhe të beat-it, ndërsa puna audio është kryer në studio nën siglën e Flow Music. Për pamjet vizuale të klipit është kujdesur Dardani.
Duke ruajtur qasjen e tij unike dhe stilin e dallueshëm, Blleki mbetet besnik ndaj identitetit të tij artistik. Seria e projekteve të njepastajme që ai ka lansuar gjatë këtij viti po vazhdon të ngrejë interesimin e publikut.
Megjithatë, ky hap duket se është vetëm paralajmërimi i një surprize më të madhe. Burime bëjnë me dije se artisti ka gati një album të plotë muzikor, lansimi i të cilit është parashikuar të bëhet më 10 tetor, duke rritur ndjeshëm pritshmëritë e ndjekësve.
Deri në momentin e publikimit të albumit, fansat e tij mund të shijojnë “Kitty Cat”, perlat më të reja muzikore nga repertori i Bllekit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: