Kronikë
Tahiri kërkon procedim urgjent të Ligjit për Dhomat e Specializuara: Të shmanget rreziku i përshkallëzimit
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kërkuar trajtimin me urgjencë të Projektligjit për amandamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke kërkuar rikthimin e tij në Kuvend për miratim në lexim të dytë.
Duke adresuar kritika të forta ndaj mazhorancës parlamentare, Tahiri ngriti shqetësimin rreth zvarritjes së këtij procesi, teksa bëri thirrje për veprim para se situata të mund të eskalojë.
“Ju ishit dëshmitarë që 22 pika e rendit të ditës të një seance me 40 nënshkrime, me shmangie kaluan u miratuan u miratua edhe ligji në lexim të parë i dhomës së specializuar dhe zyrës së prokurorit special. Pyetja është: çka po presim? Në fakt, çka është duke pritur shumica, VV-ja dhe çka është çka pret? Pse nuk e sjell ligjin? Çfarë duhet të ndodhë më shumë se, shihni, çka është duke ndodhur rreth e rreth Kuvendit të Republikës së Kosovës, kalojë ligjin në lexim të parë me miratim dhe mbështetje të lëvizjeve vendosëse, të Partisë Demokratike si sponzorues, të Aleancës, të pakicave? Çka po presim? A janë duke pritur me ndodhë ndonjë incident më i madh?”, u shpreh ai.
Në fjalën e tij, ai shtoi se AAK-ja i bën thirrje urgjente Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbarë trupës ligjvënëse që t'i rikthehen sallës së Kuvendit dhe ta sjellin nismën në lexim të dytë.
“Çka? Aleanca e fton urgjentisht VV dhe të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të kthehen në sallë të sjellin ligjin në lexim të dytë, rregullorja e punës, parasheh që me u kryer në lexim të dytë zotimet publike-politike janë dhënë, atëherë çka presim? A po presim dhunë? A po presim përshkallëzim? Apo çka? Shkurt edhe shqip: ligji duhet të vjen menjëherë. Nuk ka asnjë arsyetim pse mos të vije ligji”, përfundoi Tahiri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: