Politikë
Tahiri bën thirrje urgjente: Projektligji për Dhomat e Specializuara të kalojë menjëherë në lexim të dytë
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje ligjvënësve të Lëvizjes Vetëvendosje që të bëhen pjesë e seancës plenare sa më parë, për të mundësuar shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Dhomat e Specializuara.
Gjatë një konference për media, Tahiri ka kërkuar që ky projektligj t'i nënshtrohet procedurave parlamentare pa asnjë vonesë, duke shtuar se mungesa e veprimit nuk ka asnjë bazë apo justifikim të pranueshëm.
"Ligji duhet të vijë menjëherë. Aleanca kërkon menjëherë me e sjellë. Nuk ka asnjë arsyetim pse të mos vijë ligji", u shpreh ai para gazetarëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: