Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Rangnick pas barazimit në Prishtinë: Kosova zhvilloi ndeshje të shkëlqyer, jemi të lumtur me ecurinë

Redaksia Lajmetereja • 04-10-2026 19:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rangnick pas barazimit në Prishtinë: Kosova zhvilloi ndeshje të shkëlqyer, jemi të lumtur me ecurinë
Përfaqësuesja e Austrisë ka barazuar me rezultatin 1:1 në udhëtimin e saj në Kosovë. Edhe pse selektori austriak, Ralf Rangnick, nuk u tregua plotësisht i kënaqur me çdo aspekt të lojës së skuadrës së tij, ai theksoi se është jashtëzakonisht i lumtur me bilancin prej tetë pikëve të grumbulluara nga katër ndeshjet e para. "Kosova bëri një paraqitje shumë të mirë. Ne kishim mjaftueshëm pasaktësi në lojën tonë, dhe jo të gjitha këto mund t'i faturohen vetëm gjendjes jo të mirë të fushës," u shpreh trajneri i kombëtares austriake pas përfundimit të sfidës. Pavarësisht vështirësive, Rangnick veçoi si pikë kyçe karakterin e fortë dhe moralin e lartë të grupit të lojtarëve të tij në fushën e blertë. "Për herë të dytë radhazi, pasi u gjendëm në disavantazh, ia dolëm të kthehemi në lojë. Kjo dëshmon qartë se sa e bashkuar dhe solide është kjo skuadër. Sidoqoftë, jemi të vetëdijshëm se kemi ende hapësirë për t'u përmirësuar," shtoi ai. Në një përmbledhje të përgjithshme, tekniku austriak shprehu kënaqësinë e tij për tetë pikët e arkëtuara deri më tani. "Në katër takime kemi realizuar nëntë gola, dhe një statistikë e tillë nuk është diçka që mund të merret thjesht si e mirëqenë." Paraqitjet pozitive të shumë futbollistëve gjatë kësaj periudhe, përfshirë edhe emrat e rinj, pritet t'i sjellin atij sfida të reja në procesin e përzgjedhjes për ndeshjet e ardhshme. "Shumë lojtarë e kanë dëshmuar veten në fushë. Është e vështirë të veçoj qoftë edhe një lojtar të vetëm që ka qenë nën nivelin e pritur," theksoi Rangnick. Në fund, ai bëri të aijtur se pret rikthimin e futbollistëve të dëmtuar deri në muajin nëntor, gjë që do ta bëjë edhe më konkurruese dhe sfiduese detyrën e tij për të zgjedhur grupin përfundimtar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar