Sport
Asllani pas barazimit me Austrinë: Zhvilluam paraqitje cilësore, synojmë maksimumin në nëntor
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka ndarë përshtypjet e tij për media pas përfundimit të ballafaqimit kundër Austrisë, duel ky që u mbyll me barazim në kryeqytet.
Talenti kosovar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 70-të pas një asistimi perfekt nga Edon Zhegrova, duke zhbllokuar shifrat në 1-0, por avantazhi u përmbys në minutën e 85-të kur Christoph Lang vendosi baraspeshën përfundimtare.
Duke analizuar sfidën, Asllani theksoi se ekipi tregoi fytyrë pozitive në fushë, ndërsa konfirmoi se në aspektin fizik ndihet në formë optimale.
“Fatkeqësisht nuk arritëm ta fitojmë lojën. Kish me qenë ndjenja ndryshe nëse e kishim fituar lojën. Kemi bërë një lojë të mirë. Shpresoj që në muajin nëntor të bëjmë dy ndeshje të mira,” deklaroi fillimisht ai, duke shtuar se pavarësisht kushteve të fushës, angazhimi nuk mungoi.
“Energjia ka qenë e lartë, fusha nuk ka qenë më e mira. Jam munduar t’i jap energji ekipit. Jam shumë mirë fizikisht,” shtoi sulmuesi, duke hedhur sytë nga sfidat e radhës.
“Muajin e ardhshëm ndeshjen e parë e kemi me Izraelin synojmë që ta fitojmë këtë ndeshje. Do të japim maksimumin për dy ndeshjet e ardhshme,” përfundoi Asllani.
Pas këtij barazimi, Përfaqësuesja e Kosovës ngjitet në kuotën e pesë pikëve pas katër ndeshjeve të zhvilluara, pozicionuar përkohësisht në vendin e dytë të renditjes, pozicion ky që mbetet i hapur në varësi të rezultatit mes Irlandës dhe Izraelit.
Ndërkohë, Austria vazhdon të kryesojë Grupin 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke grumbulluar tetë pikë deri më tani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: