Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Emocione dhe magji në Madrid: Shakira mbetet pa fjalë nga zëri i Dua Lipës

Redaksia Lajmetereja • 04-10-2026 09:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Emocione dhe magji në Madrid: Shakira mbetet pa fjalë nga zëri i Dua Lipës
Dua Lipa dhe Shakira kanë dhuruar mbrëmjen e së shtunës një nga performancat më mbresëlënëse të skenës muzikore ndërkombëtare, duke ndarë skenën gjatë koncertit të yllit kolumbian në Madrid. Ylli me famë botërore me origjinë shqiptare iu bashkua Shakirës për të interpretuar së bashku “Antología”, një nga baladat më ikonike dhe më të hershme të karrierës së saj. Dua hapi interpretimin duke kënduar rrjedhshëm në gjuhën spanjishte, një moment ky që e la Shakirën të mahnitur, e cila vendosi dorën në zemër e pushtuar nga emocionet e fuqishme të performancës. Më pas, dy divat e muzikës vijuan këngën bashkërisht, të shoqëruara nga një orkestër live që electrifikoi atmosferën para mijëra fansave të pranishëm në kryeqytetin spanjoll. Ky bashkim skenik nuk erdhi pa paralajmërim për adhuruesit e tyre, pasi lidhja e tyre artistike kishte nisur që në nëntor të vitit 2025, kur Dua Lipa këndoi po këtë baladë gjatë koncertit të saj në Bogotá, në kuadër të turneut “Radical Optimism”. Interpretimi i atëhershëm kishte tërhequr vëmendjen e Shakirës, e cila e kishte falënderojë publikisht kolegën e saj, duke shprehur emocionin e veçantë që kënga ishte rikthyer në qytetin ku ajo vetë e kishte kompozuar vite më parë. Në atë periudhë, Shakira pati theksuar urën e fortë kulturore dhe muzikore të krijuar mes artistes nga Londra dhe asaj nga Barranquilla, një lidhje që tashmë u kurorëzua në skenë. “Antología” bën pjesë në albumin e famshëm të vitit 1995 të Shakirës, “Pies Descalzos”, dhe vazhdon të mbetet një nga perlat e repertorit të saj që entuziazmon publikun në çdo koncert. Koncerti në Madrid, ku u regjistrua ky duet historik, është pjesë e turneut madhështor botëror të Shakirës, të titulluar “Las Mujeres Ya No Lloran World Tour”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar