Kronikë
PDK mbledh Këshillin Drejtues: Pritet qëndrim zyrtar ndaj vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Ka nisur punimet mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku në rend dite është miratimi i një deklarate përmes së cilës do të kundërshtohet aktgjykimi i fundit i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë këtij takimi, strukturat e larta të partisë pritet të analizojnë në detaje situatën dhe zhvillimet e krijuara në vend pas vendimit të kësaj gjykate.
Kjo shënon mbledhjen e parë të Këshillit Drejtues të kësaj force politike pas zhvillimeve të fundit në Hagë.
Me përfundimin e takimit, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, do të dalë para mediave në një konferencë zyrtare për të bërë publike vendimet dhe qëndrimet e dalura nga kjo mbledhje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: