Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kryeministri Rama nga New Yorku: Rrjetet sociale po nxisin një barbari dixhitale ndaj fëmijëve tanë

Redaksia Lajmetereja • 25-09-2026 16:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Në kuadër të mbrëmjes gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në qytetin e New Yorkut, kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj ndikimit të platformave online, duke theksuar se shoqëria bashkëkohore po përballet me një formë të re të “barbarisë” dixhitale që dëmton rëndë brezat e rinj përmes sulmeve të vazhdueshme kibernetike dhe përmbajtjeve të papërshtatshme. Megjithëse ngriti shqetësimin e thellë për efektet negative që këto rrjete kanë te fëmijët dhe mënyrën se a rrisin komunikimin shoqëror, kreu i Qeverisë shqiptare ka bërë të qartë se qëndrimi i tij nuk synon censurimin apo mbylljen e këtyre kanaleve të komunikimit. “Na sulmojnë duke u përzier me trurin e të rinjve tanë çdo orë përmes telefonit celular, përmes medias sociale. E di, zoti e bekoftë Amendamentin e Parë, por në qoftë se Amendamenti i Parë ka për qëllim të lejojë çdo lloj mbeturine e plere, ndjesë, nuk po jetojmë më civilizimin ku arsimi më i mirë, ku sjellja më e mirë, ku mënyra më e mirë e komunikimit mes njerëzve është zhvilluar. Po jetojmë barbarinë. Ne mund t’u bëjmë të njëjtën gjë armiqve tanë, sepse ata i kanë mbrojtur, kanë vënë mbrojtje për njerëzit e tyre. Ne nuk mundemi të shkojmë dhe të përzihemi me mendjen e fëmijëve kinez sepse janë të mbrojtur dhe nuk po bëhem avokat, apo nuk po them që jam avokat për t’i mbyllur mediat sociale”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar