Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

“Kazino-politika” dhe tregtia me projekte: Kur fatbërësit e Kosovës harrojnë se pushteti është i përkohshëm

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 17:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Kazino-politika” dhe tregtia me projekte: Kur fatbërësit e Kosovës harrojnë se pushteti është i përkohshëm
Qytetarët e Kosovës po ballafazohen çdo ditë e më shumë me atë që mund të cilësohet si “kazino-politikë”, ku parimi kryesor është shndërruar në formulën: “Nëse votoni për projektin tim, unë do të votoj për tuajin”. Kjo praktikë e njohur në shkencat politike si “Pork Barrel Politik” apo ndryshe “politika e fuqisë së derrit”, dëshmon se si interesat e ngushta partiake po mbajnë peng vendimmarrjen institucionale. Në këtë kontekst, aktorët politikë në vend duhet të kenë parasysh thënien e Kancelarit dhe themeluesit të Rajhut të Parë Gjerman, Otto von Bismark, i cili qysh në vitin 1871 theksonte se politika nuk ka të bëjë me hakmarrjen për të kaluarën, por me sigurimin që gabimet të mos përsëriten. Ndërkaq, termi tjetër i huazuar nga bota anglo-amerikane, “Logrolling”, përshkruan sjelljen e politikanëve që nuk lënë gjë pa bërë vetëm për të arritur qëllimet e tyre personale me çdo kusht. Shteti i Kosovës nuk është as pazar lopësh e as kuajsh, dhe atdheu nuk duhet të mbahet kurrë peng për ambicie individuale apo partiake. Aktualisht, demokracia kudo në botë, përfshirë edhe vendin tonë, po vuan rëndë për shkak të anashkalimit të stabilitetit dhe proceseve kyçe, të cilat duhet të kenë prioritet mbi çdo interes afatshkurtër të politikanëve. Politikanët në një sistem demokratik janë thjesht “pronarë” me kohë të caktuar të posteve të tyre, të cilët sot janë aty, por nesër mund të mos jenë më. Me fatin e vendlindjes nuk mund të luhet, sepse qytetarët, qofshin politikanë apo jo, janë vetëm kalimtarë të rastit, ndërsa atdheu është i përjetshëm dhe nuk duhet të keqpërdoret apo tradhtohet, siç u pa për shembull më 28.09.2026. Mendimi se partia e dytë në vend dhe njëkohësisht më e madhja e opozitës do t'i jepte fund veprimeve absurde – siç ishte rasti kur u bllokua hyrja e ndërtesës së Qeverisë dhe më pas u prezantua kandidati adekuat me 22 deputetë për nënkryetar/e të Parlamentit – doli të jetë vetëm një iluzion. Menjëherë pas kësaj u shfaq qartë bllokada politike e opozitës, e cila synon vetëm dobësimin e besimit në institucione për interesa të veta, dukuri kjo që meriton kritika të ashpra dhe të drejtpërdrejta. Mjaft më me spekulime dhe manipulime politike të formatit “kazino-shtet”, si dhe me metoda taktike që sjellin vetëm një hap para e dy mbrapa. Kosova nuk e ka merituar kurrë një trajtim të tillë nga ata që i kanë “futur thonjtë në fyt dhe po duan t'ia marrin frymën”, ndërkohë që vendlindjes i kanë dalë zot vetëm falë faktit se fati i ka sjellë të jenë protagonistë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar