Sport
Formacion rrënjësisht i ndryshuar nga Foda kundër Izraelit, Asllani dhe Rrahmani udhëheqin repartin ofensiv
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë sfidën e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Izraelin në qytetin hungarez, Dobrecen.
Për këtë duel, trajner i gjerman, Franco Foda, ka bërë gjithsej shtatë ndryshime në formacionin bazë krahasuar me ndeshjen e fundit.
Pjesa e sulmit këtë herë i është besuar dyshes Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani, pasi Vedat Muriqi është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.
Freski ka edhe në departamentin e mesfushës, ku Dion Kaçuri regjistron paraqitjen e tij të parë si titullar, duke u rreshtuar krah Muharrem Jasharit, Valmir Matoshit dhe Ermal Krasniqit.
Lëvizje ka pasur gjithashtu në prapavijë, me Dion Gallapenin që do ta nisë nga stoli i rezervave, ndërsa vendin e tij në fushë e ka marrë Milot Avdyli.
Ndërkohë, mbrojtja e portës i është besuar Amir Saipit, i cili e nis takimin nga minuta e parë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: