Kronikë
Alarm i rremë në kryeqytet: Policia konfirmon se nuk ka mjete shpërthyese
Reklamë e Sponsorizuar
Pas një angazhimi intensiv dhe kontrolleve të detajuara nga njësitet e specializuara, Policia e Kosovës ka dhënë konfirmimin zyrtar se në Prishtinë nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se situata është trajtuar me seriozitetin më të madh nga autoritetet.
“Informata është trajtuar me kujdes nga ana e Policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konfirmuar se nuk ka mjet shpërthyes. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, deklaroi Pllana.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: