Sport
Largimi i Ronaldos lë shenjë te Portugalia: Humbje masive në rrjete sociale dhe reagimi i ashpër i motrës
Reklamë e Sponsorizuar
Largimi i Cristiano Ronaldos nga grupi ka pasur menjëherë ndikim negativ te kombëtarja e Portugalisë, si në aspektin e imazhit ashtu edhe në atë mediatik.
Vetëm pak kohë pasi u bë e ditur se ylli portugez nuk është më pjesë e ekipit, llogaria zyrtare e Portugalisë në rrjetin social “Instagram” ka pësuar një rënie drastike, duke humbur rreth 700 mijë ndjekës dhe duke zbritur në shifrën e 24,3 milionë ndjekësve.
Kjo situatë ka nxitur reagimin e fortë të Elma Aveiros, motrës së Ronaldos, e cila ka shpërndarë një mesazh mjaft kritik ndaj opinionit vendas dhe strukturave sportive.
Në shkrimin e ripostuar nga ajo, vihej në dukje mungesa e respektit ndaj lojtarit, kritikuesit e gazetarisë dhe mentaliteti i vendit: “Kristiano meritonte më shumë respekt. Kombëtarja meritonte infrastrukturë më të mirë. Gazetaria portugeze meriton më shumë profesionalizëm dhe më pak spekulime. Portugezët nuk e meritojnë të jenë më të mirët në asgjë. Jemi ziliqarë, përçmues dhe injorantë dhe meritojmë të rikthehemi te mediokriteti që na karakterizonte gjithmonë në futboll, para Kristianos. Faleminderit për gjithçka CR7. Meritoje më shumë”.
Për të konfirmuar se pajtohet plotësisht me këto fjalë, Aveiro ka shtuar në postimin e saj: “Kjo i thotë të gjitha”. Ndërkohë, në sfidën e radhës ndaj Danimarkës, fanellën me numrin 7 të Portugalisë do ta mbajë sulmuesi Rafael Leao.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: