Kronikë
Alarm për mjet shpërthyes pranë Parkut të Qytetit në kryeqytet, forcat e rendit bllokojnë perimetrin
Reklamë e Sponsorizuar
Një alarm për praninë e një mjeti të dyshuar shpërthyes ka vënë në gatishmëri organet e rendit pasditen e sotme në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, pranë zonës së Parkut të Qytetit.
Lajmin për portalin tonë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Plana, i cili bëri të ditur se autoritetet reaguan menjëherë pas marrjes së njoftimit rreth orës 17:00, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për garantimin e sigurisë publike.
“Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën ‘Rrustem Hyseni’, në Prishtinë. Menjëherë Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Plana.
Si masë paraprake sigurie, pjesëtarët e policisë kanë evakuuar qytetarët nga zona përreth, ndërkohë që në vendngjarje janë dislokuar njësitet e specializuara për menaxhimin e rasteve të tilla.
Autoritetet kompetente pritet të dalin me njoftime shtesë pasi të përfundojnë procedurat e kontrollit dhe verifikimit në terren.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: