Politikë
Kurti paralajmëron rrezikun: Beogradi dhe Moska do të përpiqen të keqpërdorin vendimet e Speciales kundër Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ngritur alarmin se Serbia dhe Rusia synojnë të shfrytëzojnë zhvillimet rreth procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për të dëmtuar imazhin e shtetit tonë.
Përballë këtij skenari të mundshëm, kreu i ekzekutivit ka theksuar nevojën urgjente për koordinim dhe veprim të unifikuar në fushën e diplomacisë publike.
"Natyrisht që duhet të ndërmarrim edhe një fushatë të përbashkët sa i përket diplomacisë publike, sepse natyrisht që do të ketë përpjekje nga Serbia dhe Rusia që aktgjykimi i Dhomave të Specializuara të përdoret kundër Republikës së Kosovës, ndonëse është e qartë se nuk e kanë aq kollaj siç e kanë menduar, për shkak se e para, e ashtuquajtura shtëpia e verdhë, dhe i ashtuquajturi trafikim i organeve, që ishte shpikje e deputetit rus në Këshillin e Evropës, nuk ia arriti as tek aktakuza," ka deklaruar Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: