Aktuale
Tronditet Durrësi, lëndë plasëse në hyrjen e një biznesi në Fllakë
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur orët e para të mëngjesit të sotëm zonën e Sektorit të Fllakës në Durrës, ku një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e një lokali. Fatmirësisht, nga ky incident janë shënuar vetëm dëme materiale, pa lënduar njerëz.
Në momentin e shpërthimit, që ka ndodhur rreth orës 05:00, ambienti i biznesit ka qenë i mbyllur. Lokali administrohet nga shtetasit Ramazan dhe Erjon Balla. Autoritetet bëjnë me dije se dy pronarët kanë deklaruar paraprakisht se nuk janë përfshirë në ndonjë konflikt, ndërkohë që ata rezultojnë të pastër pa precedentë të mëparshëm penalë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forca të shumta të Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Ata po punojnë intesivisht për të zbardhur rrethanat e plota të këtij sulmi, si dhe për të siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: