Politikë
Vizita e Ursula von der Leyen në Kosovë, Kurti: Jemi duke u përgatitur intensivisht për këtë ngjarje të rëndësishme
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ekzekutivi që ai drejton po bën përgatitjet e duhura për pritjen e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila do të vizitojë Kosovën.
Gjatë një deklarate për media, shefi i qeverisë ka arsyetuar mungesën e takimeve me liderët e partive opozitare, Bedri Hamzën e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së, gjatë ditëve të martë dhe të mërkurë, duke ia faturuar këtë agjendës së ngjeshur dhe angazhimeve shtetërore.
“Dje e sot nuk jam takuar me dy krerët e partive opozitare, Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun, për shkak të punëve që kishim dje, përfshirë edhe përgatitjen e mbledhjes së sotme, ndërsa tash na duhet të përgatitemi për vizitën që kemi nesër të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Pra është një vizitë e jashtëzakonshme, ajo po vjen në Ballkan, në mesin e shteteve që ajo do të vizitojë në Ballkan është edhe Republika e Kosovës, ne jemi shumë falënderues dhe mirënjohës”, u shpreh Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: