Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Mbështetje për çlirimtarët, Sami Lushtaku thërret qytetarët e Skenderajt në protestën e nesërme

Redaksia Lajmetereja • 30-09-2026 09:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mbështetje për çlirimtarët, Sami Lushtaku thërret qytetarët e Skenderajt në protestën e nesërme
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, u ka bërë thirrje qytetarëve që t'i përgjigjen masivisht thirrjes për pjesëmarrje në protestën e cila do të zhvillohet nesër, më 1 tetor, nën moton “JO NË EMRIN TIM”. Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Lushtaku ka bërë të qartë se kjo protestë organizohet si shenjë solidariteti dhe përkrahjeje të fuqishme për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. “Ju ftoj që nesër, më 1 tetor, të bashkohemi në protestën ‘JO NË EMRIN TIM’, në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi”, ka shkruar ndër të tjera ai në profilin e tij. Për t'i mundësuar sa më shumë qytetarëve pjesëmarrjen, është organizuar edhe aspekti logjistik. Transporti nga fshatrat dhe zonat përreth do të koordinohet përmes bashkësitë lokale duke filluar nga ora 12:00, kurse nisja zyrtare e karvanit është planifikuar të bëhet në orën 13:00, nisur nga Palestra Sportive “Ilaz Kodra”. Në fund të thirrjes së tij, kreu i Skenderajt ka përsëritur edhe një herë apelin drejtuar banorëve të kësaj zone që të bëhen bashkë në këtë tubim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar