Aktuale
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Presidentja Shiroka Pula mbledh grupin punues dhe Konjufcën
Reklamë e Sponsorizuar
Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është zhvilluar sot një takim pune me strukturën e ngarkuar për përgatitjen e Strategjisë Shtetërore, e cila fokusohet te procedurat e Apelit pranë Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryesuesi i këtij grupi, Glauk Konjufca, së bashku me anëtarët e tjerë, i kanë dorëzuar shefes së shtetit raportin lidhur me hapat e ndërmarrë deri më tani dhe ecurinë e përgjithshme të procesit të hartimit të dokumentit strategjik.
Gjatë këtij takimi është vënë theksi te nevoja për një bashkërendim më të ngushtë ndërinstitucional, me qëllim sigurimin e një mbështetjeje të gjithanshme juridike, institucionale dhe diplomatike për fazën e Apelit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: