Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

​Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin në Dublin

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 21:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin në Dublin
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, njoftoi në lidhje me takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin të Irlandës, duke theksuar se Këshilli i Evropës e mbështet rrugën evropiane të Kosovës përmes standardeve ligjore, ekspertizës dhe pranisë në terren.. Përmes një njoftimi në platformën X, Berset se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për sigurinë demokratike të Evropës, duke shtuar se dialogu dhe angazhimi i vazhdueshëm janë kyç për ndërtimin e besimit në rajon. Berset ka përfshirë edhe sqarimin e përdorimit të fusnotës për Kosovën. “Të gjitha referimet ndaj Kosovës, qoftë territorit, institucioneve apo popullsisë së saj, në këtë tekst duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe pa paragjykuar statusin e Kosovës.”,shkroi Berset.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar