Sport
Holanda turpëron Greqinë, fiton me rezultat 7:0
Reklamë e Sponsorizuar
Holanda ka shënuar fitore të thellë ndaj Greqisë, duke e mposhtur me rezultat të thellë 7:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të Grupit 2 të Ligës A të Kombeve.
Gjithçka u vendos që në pjesën e parë në stadiumin “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam, ku holandezët shkuan në pushim me epërsi prej pesë golash, 5:0.
Protagonisti kryesor i kësaj përballjeje ishte Tijjani Reijnders, i cili realizoi het-trik brenda 33 minutave të pjesës së parë.
Për Holandën shënuan Summerville (6'), Reijnders (12', 18', 33'), Timber (40', 59') dhe Malen (71').
Me këtë fitore, Holanda ngjitet në vendin e parë me 11 pikë. Gjermania dhe Greqia kanë nga 8 pikë, ndërsa Serbia renditet në fund të grupit pa asnjë pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: