Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Sekuestrohen gjashtë ekskavatorë për eksploatim të kundërligjshëm

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 22:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sekuestrohen gjashtë ekskavatorë për eksploatim të kundërligjshëm
Inspektorati i Mjedisit ka sekuestruar gjashtë ekskavatorë në Prizren, Pejë dhe Rahovec, pas evidentimit të veprimtarive të kundërligjshme të eksploatimit të zhavorrit përgjatë lumit Drini i Bardhë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, e cila ka njoftuar se aksioni është zhvilluar të enjten në terren nga Inspektorati i Mjedisit. Sipas saj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në të gjitha mjetet e sekuestruara janë vendosur shiritat zyrtarë të ndalimit të punimeve. “Lumenjtë tanë nuk janë pronë e askujt për t’i shfrytëzuar kundërligjshëm. Çdo shkelje do të trajtohet me seriozitet dhe çdo veprim që dëmton pasuritë tona natyrore do të përballet me ligjin”,ka shkruar Pacolli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar