Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kosova parakalon Shqipërinë në FIFA?

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 16:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kosova parakalon Shqipërinë në FIFA?
Shqipëria dhe Kosova luajnë ndeshje të rëndësishme në grupet përkatëse në Ligën e Kombeve. Një mundësi për të siguruar rezultate të tjera pozitive e përtej objektivave në turneun në fjalë, të përmirësojnë edhe pozicionet e tyre në renditjen e FIFA-s. Në momentin aktual, Shqipëria mban vendin e 66-të, ndërsa Kosova është 10 pozicione më poshtë, në vendin e 76-të, me një diferencë jo shumë të madhe pikësh tashmë mes kuqezinjve dhe “Dardanëve”. Progresi i Kosovës në këto vite ka qenë i jashtëzakonshëm dhe ajo ka ngjitur shkallët hap pas hapi duke arritur tashmë në vendin rekord për të në këtë klasifikim, por me objektivin e qartë për ta përmirësuar. Por a është e mundur që së shpejti Kosova të kalojë edhe Shqipërinë? Për të synuar një gjë të tillë, “Dardanët” duhet të presin vitin 2027. Edhe në skenarin ku Shqipëria humb të dy ndeshjet ndaj Finlandës e Bjellorusisë, ndërsa Kosova fiton me Izraelin dhe Irlandën, përsëri pikët e humbura nga kuqezinjtë dhe ato të siguruara nga “Dardanët”, nuk do të mjaftonin për një rokadë mes tyre në klasifikim pas këtyre ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Ndaj për të parë një “përplasje direkte” edhe në renditjen e FIFA-s, duhet pritur viti 2027, ku ekipet mund ta shohin veten shumë më afër njëri-tjetrit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar