Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Italia, stërvitje në shi, konfirmohet skema 4-3-3

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 16:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Italia, stërvitje në shi, konfirmohet skema 4-3-3
Kombëtarja italiane ka zhvilluar dje një seancë stërvitore nën reshjet e shiut në Koverçiano, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë të dy sfidave të Ligës së Kombeve, atë të së enjtes në mbrëmje në Milano kundër Francës. Roberto Mançini ka pasur në dispozicion grupin e plotë të futbollistëve. Pas ushtrimeve të nxehjes, lojtarët janë ndarë në dy grupe. Disa prej atyre që ishin titullarë në ndeshjet e djeshme janë drejtuar drejt palestrës, ndërsa pjesa tjetër ka vijuar stërvitjen në fushë. Mes tyre ishin Kajode, Palestra, Skalvini, debutuesi Palma, Gati, Ghilardi dhe Ahanor. Përpara repartit të mbrojtjes, në rolin e organizatorit të lojës, janë alternuar Sandro Tonali, Samuele Riçi dhe i riu Kasano. Sa i përket sulmit, në skemën 4-3-3, në qendër është aktivizuar sulmuesi i Milanit, Cise, një tjetër risi në formacionin e provuar nga Mançini. Ai është alternuar me Pio Espoziton dhe Skamakën. Seanca e djeshme stërvitore është zhvilluar me dyer të hapura, ndërsa ajo e sotmja pasdite do të jetë tërësisht e mbyllur për mediat.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar