Aktuale
Rita Ora bëhet zyrtarisht shofere: Ylli botëror kalon me sukses testin e patentës në Los Angeles
Reklamë e Sponsorizuar
Artistja me famë botërore, Rita Ora, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në jetën e saj personale, duke kaluar me sukses provimin për patentë shoferi.
Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë këngëtarja 35-vjeçare përmes rrjeteve sociale. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një imazh ku shihet mjaft e buzëqeshur duke mbajtur në dorë certifikatën e re, teksa pozon pranë makinës së autoshkollës në Los Angeles.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka publikuar një përmbledhje të momenteve më të rëndësishme të ditëve të fundit. Krahas këtyre fotografive, ylli i muzikës ka shkruar: "Ka qenë një javë".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: