Sport
Kriza te Ferrari, lëkundet ndjeshëm pozita e Frédéric Vasseur në krye të skuadrës
Reklamë e Sponsorizuar
Pasi kanë kaluar pesë gara dhe më shumë se dy muaj pa u ngjitur në podium, Ferrari po përballet me atë që është padyshim periudha e tij më e gjatë zhgënjyese e sezonit 2026 në Formula 1.
Sezoni në një moment dukej se u ofronte një fije shprese tifozëve të “kokëkuqes” me dy fitore (një Leclerc e një Hamilton).
Më pas gjërat ngecën dhe situata përfundimisht doli jashtë kontrollit he kjo pasoi me disa paraqitje zhgënjyese dhe mosmarrëveshje mes dy pilotëve dhe gabime në drejtim, të cilat e përkeqësuan dështimin e thellë të përmirësimit të motorit.
Kjo solli një atmosferë tensioni në rritje, të karakterizuar nga debate që mund të ishin shmangur lehtësisht mes Frédéric Vasseur dhe pilotëve dhe që kulmoi në Baku, ku Christian Horner praktikisht u ofrua për të marrë drejtimin e ekipit teknik të Maranello.
Kjo situatë thuhet se ka bindur John Elkann dhe Benedetto Vigna për të hapur një kapitull të ri. Kjo, natyrisht, do të nënkuptonte hedhjen e gjithçkaje tej dhe rrezikun e nisjes nga e para, me synimin për ta arritur atë qëllim nën drejtimin e një shefi skuadre që konsiderohet më i denjë për të fituar besimin.
Thuhet se Ferrari po përgatitet për largimin e Frédéric Vasseur dhe vendimi për pasuesin e tij është objekt debati të gjerë. Nga njëra anë, opsioni i Christian Horner do të përfaqësonte një “mbyllje të ciklit”, duke rikthyer te Ferrari një fitues dhe një menaxher me përvojë, të vendosur e shumë të mprehtë. Një figurë të cilën drejtuesit e Ferrari e kanë kërkuar hapur në të kaluarën.
Një tjetër emër për të zënë vendin e Vasseur duket se është “kandidati i zakonshëm”, Antonello Coletta, një nga arkitektët e triumfeve të Ferrari në Le Mans dhe, rrjedhimisht, një figurë shumë e vlerësuar brenda kompanisë. Edhe një promovim i brendshëm për zëvendësin e Vasseur, si Jerome D’Ambrosio, mbetet një mundësi.
Nëse opsioni “Horner” nuk realizohet, te Ferrari shpresojnë të bindin Andrea Stella, aktualisht te McLaren, që të pranojë sfidën madhore dhe të rikthehet në Maranello. Një gjë është e sigurt: pas ngjarjeve në Baku, e ardhmja e Vasseur te Ferrari është gjithnjë e më e pasigurt.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: