Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Magjia e Fermin Lopez vulos suksesin e Barcelonës në Madrid dhe konsolidon kreun e La Ligës

Redaksia Lajmetereja • 08-11-2026 22:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Barcelona ka arkëtuar tri pikë me peshë të madhe nga udhëtimi i vështirë në kryeqytet, pasi ka mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 1-2 në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit spanjoll. Pjesa e parë nisi më mirë për vendasit, të cilët arritën të zhbllokonin shifrat në minutën e 10-të, kur Giuliano Simeone dërgoj topin në rrjetë pas një asistimi të dërguar nga Julian Alvarez. Gjithsesi, katalunasit reaguan para se skuadrat të hynin në dhomat e zhveshjes, duke barazuar rezultatin në 1-1 përmes Fermin Lopez në minutën e fundit të fraksionit të parë. Në pjesën e dytë, talenti Fermin u shndërrua në protagonistin absolut të sfidës, duke kompletuar përmbysjen e madhe në minutën e 66-të. Ai realizoi golin e tij të dytë personal pas një asistimi fantastik nga Lamine Yamal. Megjithëse deri në fërshëllimën e fundit pati raste shënimi për të dyja anët, rezultati mbeti i pandryshuar, duke i dhënë Barcelonës një fitore tejet të rëndësishme në një nga stadiumet më të ndërlikuara të kampionatit. Pas këtij triumfi, katalunasit kryesojnë renditjen tabelore me 33 pikë të grumbulluara, duke krijuar një distancë prej tri pikësh nga Real Madridi që mban vendin e dytë, ndërsa Atletico mbetet në kuotën e 28 pikëve pas kësaj humbjeje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar