Sport
Ndërhyrja kirurgjikale kalon me sukses, Diar Vokrri nis betejën për rikthim
Reklamë e Sponsorizuar
Futbollisti i skuadrës së Ballkanit, Diar Vokrri, ka mbyllur me sukses operacionin kirurgjikal, pasi kishte pësuar dëmtim të rëndë duke këputur ligamentin e gjurit të djathtë.
Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga klubi nga Suhareka, i cili ka konfirmuar se ndërhyrja ka shkuar sipas parashikimeve dhe pa asnjë komplikim.
Përmes një postimi zyrtar, drejtuesit dhe stafi i Ballkanit i kanë dërguar urimet më të sinqerta për një shërim sa më të shpejtë lojtarit, duke i garantuar mbështetje institucionale dhe morale gjatë gjithë muajve të rikuperimit.
“Jemi pranë teje gjatë gjithë këtij procesi!”, thuhet në mesazhin inkurajues të klubit suharekas drejtuar mbrojtësit të tyre.
Tani për Vokrrin nis faza e gjatë dhe e rëndësishme e rehabilitimit fizik, me objektivin e vetëm që të rikthehet edhe më i fortë në fushat e blerta.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: