Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Liria shkëputet në krye të Ligës së Parë, zbardhë rezultatet e plota të javës së 15-të

Redaksia Lajmetereja • 08-11-2026 21:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Liria shkëputet në krye të Ligës së Parë, zbardhë rezultatet e plota të javës së 15-të
Skuadra e Lirisë nga Prizreni ka krijuar një epërsi prej tri pikësh ndaj ndjekëses më të afërt, Prishtinës së Re, pas përmbylljes së ndeshjeve të javës së 15-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Kjo epërsi e bardhezinjve mund të jetë edhe më e madhe, duke llogaritur faktin se prizrenasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Mitrovicës. Aktualisht, Liria mban kreun e renditjes me 35 pikë të tubuara, e ndjekur nga Prishtina e Re me 32 pikë, Dinamo me 26, Istogu me 25 dhe Ferizaji me 24 pikë, për të vazhduar me skuadrat e tjera në tabelë. Në kuadër të kësaj xhiroje, sfidat e zhvilluara dhuruan këto rezultate: Vjosa – Lepenci 1:1 Ramiz Sadiku – Mitrovica 1:0 Prishtina e Re – Rilindja 1974 4:1 Trepça '89 – Tefik Çanga 0:2 Liria – Besa 2:0 2 Korriku – Dinamo 0:1 Istogu – Kika 1:0 Vëllaznimi – Trepça 2:2 Ferizaj – Suhareka (nesër, ora 13:00)
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar