Kronikë
Valon Syla: Albin Kurti po ndihet i kërcënuar nga protestat për ish-krerët e UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Gazetari Valon Syla, gjatë një diskutimi në emisionin “Pressing”, ka adresuar çështjen e ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, duke theksuar se kjo mbetet rruga e vetme institucionale për të vepruar. Sipas tij, shfuqizimi i këtij institucioni nuk do të ishte një qasje e duhur, duke e krahasuar atë me një lojë pa refer.
Syla u shpreh skeptik mbi gatishmërinë e kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për të ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim. Ai ngriti dyshime nëse qëndrimet e tyre janë të sinqerta apo thjesht pjesë e një strategjie elektorale.
Analisti theksoi se protestat që po zhvillohen prej dy javësh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së po marrin përmasa të mëdha. Sipas tij, pikërisht ky mobilizim qytetar po shkakton frikë te shefi i ekzekutivit.
“Unë mendoj që Albin Kurtin po e frikësojnë këto protesta, sepse ai këtë masë e sheh si votuese”, deklaroi Syla, duke shtuar se paqartësia e deklaratave të qeveritarëve reflekton pasigurinë e tyre përballë presionit publik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: