Sport
Projeksioni për vazot e kualifikimeve për Euro 2028 – ku ndodhet Kosova momentalisht?
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Kosovës mund të jetë pjesë e vazos së dytë në shortin për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2028, nëse përfundon kështu renditja në grupin B3 të Ligës së Kombeve.
Në këtë vazo janë të pozicionuara Turqia, Serbia, Uellsi, Çekia, Zvicra, Suedia, Ukraina, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Irlanda e Veriut dhe Skocia.
Ndërkohë, në vazon e parë gjenden emra të mëdhenj si Spanja, Franca, Portugalia, Holanda, Anglia, Belgjika, Italia dhe Gjermania.
[🔃 Changes in projected pots – 28 Sep]
📈 UP:🇧🇦 BiH from Pot 3 to Pot 2
📉 DOWN:🇵🇱 Poland from Pot 2 to Pot 3pic.twitter.com/Nh8bpeiuWM
— Football Meets Data (@fmeetsdata)September 28, 2026
Në rast se kjo renditje konfirmohet, Kosova do të shmangte të gjitha kombëtaret e vazos së dytë në fazën e grupeve. Megjithatë, bëhet fjalë për vazo të projektuara, të cilat varen nga përfundimi i grupeve të Ligës së Kombeve.
Kosova takimin e radhës e luan ndaj Izraelit, i cili është vendimtar për rrjedhën e grupit dhe fitorja është e domosdoshme. Kjo përballje luhet të enjten mbrëma në Debrecen të Hungarisë me fillim nga ora 20:45.
Përveç Izraelit, Kosova është në grup edhe me Austrinë e Irlandën.
Pas dy ndeshjeve të luajtura austriakët prijnë me gjashtë pikë, Kosova e Irlanda kanë nga tri kurse Izraeli është i fundit pa pikë. Kampanja e Ligës së Kombeve mbyllet në muajin nëntor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: