Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Matoshi kërkon reagim nga Kosova pas humbjes ndaj Austrisë: Duhet ta fitojmë ndeshjen me Izraelit

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Matoshi kërkon reagim nga Kosova pas humbjes ndaj Austrisë: Duhet ta fitojmë ndeshjen me Izraelit
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valmir Matoshi, ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga “Dardanët” pas humbjes ndaj Austrisë, duke theksuar se fitorja ndaj Izraelit është objektivi i vetëm në ndeshjen e radhës. Kosova do të përballet me Izraelin këtë të enjte në Debrecen të Hungarisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, me synimin për t’u rikthyer te rezultatet pozitive. Matoshi u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Austrisë, ku arriti të fitojë penalltinë nga e cila Edon Zhegrova shënoi golin e vetëm të Kosovës. Në një prononcim për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), mesfushori analizoi paraqitjen e skuadrës, duke pranuar se rastet e humbura dhe gabimet në pasime ndikuan në rrjedhën e ndeshjes. “Për neve nuk ka qenë e lehtë, sepse e kemi pasur një rast të mirë shënimi në fillim, por nuk e dhamë. Loja pastaj ka qenë komplet ndryshe. Kemi humbur topa të lehtë në të dyja pjesët”, u shpreh Matoshi. Ai bëri thirrje që humbja ndaj Austrisë të lihet pas dhe që të gjithë lojtarët të japin më shumë në përballjen me Izraelin. “Këtë lojë e kemi lënë anash, tash të shohim. Duhet të presim më shumë prej krejtve, duhet me fitu këtë lojë. Jemi ekipi më i fortë dhe ishalla fitojmë”, deklaroi mesfushori. Përballja Izrael – Kosovë zhvillohet të enjten, me fillim nga ora 20:45./Arbreh.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar