Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

MASh shpall konkursin për bursa për nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 16:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
MASh shpall konkursin për bursa për nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për vitin shkollor 2026/2027, të regjistruar në klasën e X, XI ose XII në gjimnaze dhe shkolla profesionale publike në Republikën e Kosovës. Vlera e bursës do të jetë 40 euro në muaj, përkatësisht 400 euro për vitin mësimor. Afati i aplikimit është nga data 28 shtator deri më 12 tetor 2026, ndërsa aplikimi bëhet në eKosova. Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të ngarkojnë dokumentet e kërkuara në konkurs. Përzgjedhja bëhet duke marrë parasysh suksesin në shkollë, gjendjen socioekonomike dhe kriteret e tjera të përcaktuara në konkurs. Rezultatet do të shpallen më së voni më 4 nëntor 2026 në faqen e MASh-it. Aplikimi bëhet përmes këtij linku: https://mash.rks-gov.net/.../konkurs-per-ndarjen-e.../ https://mash.rks-gov.net/...
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar