Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Armstead, MVP i javës në Superligën e Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 14:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Armstead, MVP i javës në Superligën e Kosovës
Xhiroja e radhës në ProCredit Superligë ka sjellë paraqitje të dalluara individuale, me basketbollistë që kanë kontribuar në pikë, kërcime dhe asistime për skuadrat e tyre. Më i dalluari i kësaj xhiro ishte Malcolm Armstead i Sigal Prishtinës, i cili regjistroi 26 pikë, katër kërcime dhe tri asistime, duke përfunduar ndeshjen me indeksin 29. Me këtë paraqitje, Armstead është shpallur MVP i javës në ProCredit Superligë. Në Top 5 të javës është përfshirë edhe Trevor Moore i Pejës, i cili kishte 21 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime, me indeksin 25. Bashkëlojtari i tij, Xavier Johnson, realizoi dyshifror të dyfishtë me 12 pikë dhe 13 kërcime, duke shtuar edhe një asistim për indeksin 21. Në mesin e pesë më të mirëve është edhe Arian Azemi i Bashkimit, me 11 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime, duke regjistruar indeksin 20. Pesëshen e kompleton Jericole Hellems i Borës, i cili kishte 19 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa shtoi edhe tri asistime, për indeksin 19. Malcolm Armstead (Sigal Prishtina) – 26 pikë, 4 kërcime, 3 asistime – Indeksi 29 Trevor Moore (Peja) – 21 pikë, 5 kërcime, 2 asistime – Indeksi 25 Xavier Johnson (Peja) – 12 pikë, 13 kërcime, 1 asistim – Indeksi 21 Arian Azemi (Bashkimi) – 11 pikë, 4 kërcime, 6 asistime – Indeksi 20 Jericole Hellems (Bora) – 19 pikë, 10 kërcime, 3 asistime – Indeksi 19 Malcolm Armstead (Sigal Prishtina) 26 pikë | 4 kërcime | 3 asistime | Indeksi 29
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar