Sport
Merz: Evropa nuk varet nga Uashingtoni apo Pekini, tregu ynë prej 450 milionë banorësh është fuqi globale
Reklamë e Sponsorizuar
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se kontriera e vjetër nuk mbështetet ekskluzivisht te Shtetet e Bashkuara, Kina apo fuqi të tjera të huaja, duke bërë thirrje që të mos neglizhohet pesha dhe ndikimi real që ka rajoni në arenën ndërkombëtare.
Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se Bashkimi Evropian, me një bazë prej 450 milionë konsumatorësh, përfaqëson një nga tregjet e përbashkëta më të fuqishme në planin global, ndërsa shtoi se ekziston edhe një varësi reciproke e të tjerëve ndaj kapaciteteve evropiane.
Duke e vënë theksin te potenciali industrial, Merz përmendi se Evropa zotëron industri të fuqishme, sektorë të zhvilluar të softuerëve, prodhimin e mikroçipeve, si dhe një prodhimtari që ka rëndësi jetike për mbarë globin.
Kancelari gjerman ka bërë thirmje gjithashtu që Evropa të mos lejojë aktorë të tjerë të vendosin standardet teknologjike në dëm të saj, duke kërkuar ruajtjen e sovranitetit digjital.
"Së bashku me investitorët privatë, ne duam të zhvillojmë modele evropiane autonome dhe pioniere të inteligjencës artificiale. Në këtë mënyrë, ne sigurojmë themelet teknologjike të lirisë sonë", u shpreh ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: