Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

“Kam kryer shtatë kimioterapi”: Rrëfimi prekës i stilistes së njohur për betejën e vështirë me tumorin

Redaksia Lajmetereja • 02-11-2026 18:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Kam kryer shtatë kimioterapi”: Rrëfimi prekës i stilistes së njohur për betejën e vështirë me tumorin
Stilistja dhe blogerja e njohur, Doruntina Lika, ka hapur zemrën e saj për publikun duke rrëfyer për herë të parë sfidën e rëndë shëndetësore dhe përballjen me tumorin. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo ndau detaje rrëqethëse nga momenti i diagnostikimit dhe ecuria e trajtimit mjekësor. Gjatë rrëfimit, Lika bëri të ditur se deri më tani i është nënshtruar shtatë seancave të kimioterapisë, ndërsa e presin edhe nëntë të tjera për të përmbyllur ciklin e mjekimit. Ajo tregoi se sinjalet e para i kishte vënë re që në periudhën pas lindjes së djalit, por për shkak të ngarkesës në punë dhe angazhimeve të shumta profesionale, kishte zgjedhur t'i shtynte vizitat mjekësore. “Rreth gjashtë muaj më parë ka filluar. Edhe ndërkohë që fëmijët janë të vegjël. Kam vajzën që është pesë vjeç edhe djalin që është dy vjeç. Kjo ndodhi fill pas gjithëdhënies time me djalin dhe aty fillova të dalloja shenjat e para. Domethënë pavarësisht se e neglizhova për një kohë shumë të gjatë. E kisha e kisha parë që nga fillimi, por që nuk e di, nuk doja ta pranoja mbase ose thjesht nuk doja ta përballja mbase atë vizitën ose e lashë pak edhe për rrethanat e punës që unë bëja dhe mendoj që lashë pak shëndetin pas dore duke u marrë me punën. Pasi i kryeva pak a shumë ato koleksionet e mia të gjitha, aty vendosa që tani do të shkoj të vizitohem, por uroj shumë që ky mos të jetë rasti i vajzave të tjera”, u shpreh ajo. Stilistja vendosi të paraqitej te mjeku vetëm pasi mbylli koleksionet e saj, ndërsa një ëndërr e frikshme gjatë natës ishte shtysa përfundimtare për të mos e vonuar më kontrollin. Fatkeqësisht, pas ekzaminimeve, dyshimet e saj u konfirmuan si reale. “Po e kisha ndjerë domethënë që në atë periudhë ndjeja që një shqetësim dhe një stres domethënë nga kjo gjëja, por prapë nuk e merrja guximin të shkoja të bëja një vizitë derisa një natë më doli një ëndërr dhe unë nuk e di pse besoj pak te këto te këto gjëra dhe besoj tek ëndrrat dhe gjatë natës u zgjova dhe vë dorën domethënë dhe e prek dhe aty kam vendosur që domethënë mendoj që është serioze po duhet të shkoj, trupi yt e ka ndjerë. Trupi yt e ka ndjerë atë gjë dhe e ka dhënë më në fund sinjalin dhe shkove. Po, u vërtetua dhe në ato momente domethënë gjëja e vetme që që doja, domethënë që ndjeva në ato momente, ishte që ndalon çdo gjë, ndalon çdo çdo plan që ti kishe për ditën e nesërme, stopohet çdo çdo plan që ti kishe për për ditën në vazhdim. të ndryshon komplet rutina, jeta, çdo gjë”, deklaroi stilistja. Diagnoza e rëndë solli një përmbysje totale të rutinës dhe planeve të saj jetësore. Megjithatë, në këtë kalvar ajo nuk ka qenë e vetme, pasi bashkëshorti i saj ka qenë mbështetja e saj më e madhe, duke e shoqëruar në çdo vizitë dhe hap të kurimit. Lika shpjegoi se vendosi ta bëjë publike këtë betejë në Instagram, pasi ndjekësit janë mësuar të shohin përditshmërinë e saj dhe ajo nuk donte të fshihte një pjesë kaq të rëndësishme të jetës aktuale. Për t'ia shpjeguar ndryshimin fizik dhe rënien e flokëve vajzës së saj të vogël, ajo i ka thënë me dashuri se mami i ka bërë për modë. E pyetur se ku e gjen forcën, Doruntina theksoi se fëmijëria e fëmijëve të saj, prania e nënës dhe e njerëzve të dashur janë burimi i saj kryesor i motivimit. Edhe pse në fillim e kishte pyetur veten “pse mua?”, ajo shpejti kuptoi se nuk duhej ta torturonte veten, por ta shihte situatën si një sfidë që do ta fitojë. Në përmbyllje të rrëfimit të saj, stilistja dha një këshillë të vlefshme për të gjitha gratë, duke theksuar se shëndeti nuk duhet të vihet kurrë në plan të dytë për shkak të punës apo angazhimeve të përditshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar