Sport
Në fokus transparenca: Rama zbulon detajet e platformës digjitale që lidh qytetarët me shtetin
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me specialistët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) të angazhuar në ngritjen e platformës “Pasqyra Albania”, për t'u njohur nga afër me mundësitë dhe risitë që ky sistem sjell për publikun.
Gjatë këtij takimi, kreu i Qeverisë theksoi se ky mjet digjital është dizajnuar mbi bazën e katër shtyllave thelbësore, të cilat synojnë fuqizimin e transparencës dhe përmirësimin e ndërveprimit mes qytetarëve dhe administratës publike.
Sipas shpjegimeve të kryeministrit, përmes kësaj platforme banorët do të kenë mundësi të ndjekin nga afër ecurinë e investimeve publike në komunitetet e tyre, të njihen me vendimmarrjet e bashkive dhe këshillave bashkiakë, si dhe të gjurmojnë në kohë reale statusin e aplikimeve, shërbimeve dhe ankesave të tyre pranë institucioneve. Po ashtu, sistemi u jep mundësi qytetarëve që të japin propozimet dhe vlerësimet e tyre për projektaktet që ndodhen në fazë konsultimi publik.
“Këtu jemi me djemtë e shkëlqyer të AKSHI-t, të cilët kanë zhvilluar një tjetër projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm për ne, i cili lindi si rezultat i reflektimeve pas manifestimeve të mëdha të protestës së fillimqershorit të flamingove dhe u premtua si një hap i rëndësishëm përpara në marrëdhënien mes qytetarit dhe shtetit dhe anasjelltas për të adresuar një çështje kyçe ose më saktë “thembrën e Akilit” të këtyre marrëdhënieve që është humbja e ankesës apo e kërkesës në oqeanin e burokracisë dhe nga ana tjetër janë një sërë elementësh të tjerë pa diskutim të “Pasqyrë Albania”-s që e transformojnë të gjithë shtetin në sytë e qytetarit me një klik me një dritare të vetme. U punua intensivisht , tani jemi përballë rezultatit që së shpejti do ta bëjmë të aksesueshëm për publikun”, u shpreh Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: