Sport
Tronditje te Trepça ’89, Granit Dervisholli largohet nga drejtimi i skuadrës pas humbjes së fundit
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi mitrovicas Trepça ’89 ka mbetur pa udhëheqës teknik, pasi trajneri Granit Dervisholli ka vendosur të dorëhiqet nga ky post.
Ky zhvillim vjen si pasojë e rezultatit negativ dhe humbjes së papritur prej 2:1 që skuadra pësoi një ditë më parë kundër Kikës së Hogoshtit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 13-të në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.
Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi nga Mitrovica përmes një komunikate për media, ku pasqyrohet ndërprerja e bashkëpunimit.
“KF Trepça ’89 njofton se Granit Dervisholli ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të skuadrës.
Respektojmë vendimin e tij dhe e falënderojmë për punën, përkushtimin dhe angazhimin gjatë kësaj periudhe në krye të ekipit tonë.
Rrugëtimin e përbashkët e përmbyllim me respekt dhe mirënjohje për kontributin e dhënë në shërbim të klubit dhe objektivave tona.
Në emër të drejtuesve, futbollistëve dhe gjithë familjes së KF Trepça ’89, Granitit i urojmë shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij!”, thuhet në njoftimin e klubit.
Pas 13 xhirove të zhvilluara në këtë edicion garues, Trepça ’89 pozicionohet në vendin e pestë të renditjes tabelare, duke arkëtuar gjithsej 23 pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: