Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Superligë e basketbollit: Bashkimi triumfon në Gjakovë, Ylli këndellet me fitore bindëse

Redaksia Lajmetereja • 31-10-2026 22:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Superligë e basketbollit: Bashkimi triumfon në Gjakovë, Ylli këndellet me fitore bindëse
Bashkimi i Prizrenit ka regjistruar triumfin e gjashtë në edicionin aktual të Superligës së Kosovës në basketboll, ndërkohë që edhe Golden Eagle Ylli është rikthyer me sukses te rezultatet pozitive. Të shtunën në mbrëmje, prizrenasit mposhtën Vëllaznimin me shifrat 93:80, në takimin e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Edhe pse pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e barabartë dhe rivalitet i fortë mes dy ekipeve, Bashkimi arriti të shkëputet në vazhdim të ndeshjes, duke e mbyllur sfidën me një epërsi prej trembëdhjetë pikësh. Te skuadra e Bashkimit, lojtari më i dalluar mbi parket ishte Divine Myles me 23 pikë, 1 kërcim dhe 9 asistime, i ndihmuar nga Shanon Shorter i cili kontribuoi me 17 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime. Në krahun tjetër, te Vëllaznimi u dallua Kentrell Pullian me 27 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime. Pas kësaj xhiroje, Bashkimi bilancin e fitoreve dhe humbjeve e çon në 6-1, kurse Vëllaznimi mbetet me vetëm 1 fitore kundrejt 6 disafatave. Në anën tjetër, Golden Eagle Ylli ka harruar humbjen e thellë të pësuar javën e kaluar nga kampionia Trepça, duke u rikthyer te fitorja. Ekipi nga Suhareka mposhti Rahovecin 029 me rezultatin 93:79, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “13 Qershori”, në kuadër të javës së shtatë. Periudha e parë u mbyll në barazim 24:24, mirëpo Ylli fitoi çerekun e dytë 19:15 për të hyrë në pushimin e madh me katër pikë avantazh, 43:39. Vendasit mbajtën ritmin edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes, duke fituar çerekun e tretë 20:17 dhe atë të fundit 30:23. Connor Withers ishte më i miri te Ylli me 16 pikë, 7 kërcime dhe 7 asistime, ndërsa Lis Shoshi ndihmoi me 12 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime. Te Rahoveci 029 spikatën Zion Fruster me 20 pikë, 4 kërcime e 3 asistime, si dhe Mika Adams me 16 pikë, 7 kërcime e 6 asistime. Pas këtij takimi, Ylli numëron 4 fitore dhe 3 humbje, ndërsa Rahoveci 029 regjistron 5 disfata dhe 2 fitore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar