Politikë
Bashkëpunimi kulturor në fokus: Saranda Bogujevci takon ambasadorin austriak Georg Schnetzer
Reklamë e Sponsorizuar
Ministrja Saranda Bogujevci ka zhvilluar një takim zyrtar me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, ku u trajtuan mundësitë e reja të partneritetit mes dy shteteve.
Gjatë bisedës, palët u ndalën te zgjerimi i bashkëpunimit në sferën e artit dhe kulturës, duke vënë theksin te realizimi i nismave të përbashkëta dhe intensifikimi i shkëmbimeve kulturore.
Ndër idetë kryesore të hedhura në tryezë ishte edhe ngritja e Forumit Kulturor Austriak në kryeqytet, një hap i konsideruar i rëndësishëm për njohjen më të gjerë të vlerave kulturore austriake dhe përafrimin e mëtejshëm mes dy vendeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: