Sport
Projekt prej 89 mijë eurosh për gjelbërimin e Obiliqit dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit
Reklamë e Sponsorizuar
Komuna e Obiliqit bëhet me hapësira të reja të gjelbra, falë një investimi prej 89 mijë eurosh që synon uljen e ndotjes dhe mbrojtjen e mjedisit. Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se ka formalizuar këtë nismë përmes nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi me kryetarin e kësaj komune, Halil Thaçi, për vendosjen e një brezi mbrojtës drurësh.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Pacolli ka vënë inë pah rëndësinë e këtij projekti për zonën, e cila përballet vazhdimisht me sfida të theksuara mjedisore. Sipas saj, drunjtë e rinj nuk do të kenë thjesht një funksion estetik, por do të veprojnë si filtra natyrorë për pastrimin e ajrit që thithin qytetarët.
Në fund, ajo ka theksuar se institucionet qendrore dhe lokale do të vijojnë mbështetjen për nisma të tilla, të cilat jo vetëm që pasurojnë fondin e gjelbër të qytetit, por shërbejnë edhe si mburojë e drejtpërdrejtë për shëndetin e banorëve të Obiliqit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: