Politikë
Gjiganti spanjoll synon yllin e Arsenalit, gati superofertë prej 150 milionë eurosh
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Real Madridit ka nisur përgatitjet për një lëvizje të bujshme në merkaton e ardhshme, duke e kthyer sulmuesin Bukayo Saka në objektivin kryesor për fazën offensive.
Sipas raportimeve nga Spanja, presidenti Florentino Perez e vlerëson anësorin anglez si zgjedhjen e duhur për të forcuar krahun e djathtë të sulmit. Kjo lëvizje vjen si pasojë e pikëpyetjeve rreth së ardhmes së Rodrygos dhe Brahim Diazit, çka ka shtyrë shtabin teknik madrilen të hulumtojë për opsione të klasit botëror.
Megjithatë, arritja e këtij qëllimi paraqitet tejet sfiduese për drejtuesit e ‘Los Blancos’. Arsenali e ka blinduar 25-vjeçarin me një marrëveshje që skadon në qershor të vitit 2030 dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga lideri i skuadrës.
Burimet e njëjta bëjnë me dije se drejtuesit e klubit londinez do të uleshin në tryezën e bisedimeve vetëm nëse mbi tavolinë vjen një shifër që sillet mes 150 dhe 160 milionë eurove, një investim ky i përmasave marramendëse që pritet të vërë në provë buxhetin e madrilenëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: