Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Incident i rëndë në Gjermani: Vetura përplas qëllimisht kalimtarët, policia përdor armët e zjarrit

Redaksia Lajmetereja • 27-10-2026 08:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Incident i rëndë në Gjermani: Vetura përplas qëllimisht kalimtarët, policia përdor armët e zjarrit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Neustadt am Rubenberge, në afërsi të Hanoverit, pasi një automjet është drejtuar me paramendim drejt një grupi qytetarësh pak para mesnatës të së hënës, duke shkaktuar disa të lënduar. Autoritetet policore lokale konfirmuan se si pasojë e këtij sulmi kanë pësuar lëndim katër deri në pesë persona, gjendja shëndetësore e të cilëve varion nga lëndime të lehta deri në ato serioze. Një njësi e policisë, e cila ndodhej rastësisht në afërsi duke zhvilluar një kontroll rutinor në trafik, ka ndërhyrë menjëherë për të shmangur një tragetit më të madhe. Gjatë ndërhyrjes, efektivët e rendit kanë përdorur armët e zjarrit, duke shtënë në drejtim të automjetit sulmues. Sipas të dhënave paraprake nga hetimet e para, dyshohet se të përfshirët në këtë ngjarje kishin njohhje të mëparshme mes vete. Ndërkaq, personat që ndodheshin brenda veturës kanë arritur të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht janë në kërkim nga autoritetet. Policia vijon hetimet intensive për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e këtij incidenti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar