Politikë
Nderime të larta shtetërore për kryeparlamentaren Haxhiu në Shkup
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur zyrtarisht vizitën e saj në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur në një ceremoni zyrtare nga nikoqiri i saj, kryetari i Kuvendit të këtij vendi, Afrim Gashi.
Gjatë kësaj vizite dyditore, Haxhiu do të zhvillojë takime të rëndësishme institucionale, ku do të pritet nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, si dhe nga kryeministri Hristijan Mickoski.
Agjenda e saj zyrtare parashikon gjithashtu takime me krerët e komunave me shumicë shqiptare në vend, ndërsa në kuadër të aktiviteteve kulturore, ajo do të vizitojë edhe Muzeun e Artit Bashkëkohor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: