Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Harry Kane pas kurorëzimit: Bayerni më transformoi në një lider dhe sportist më të plotë

Redaksia Lajmetereja • 27-10-2026 09:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Harry Kane pas kurorëzimit: Bayerni më transformoi në një lider dhe sportist më të plotë
Harry Kane ka ndarë emocionet e tij të thella pas fitimit të Topit të Artë, duke shprehur mirënjohjen e tij për bashkëlojtarët, Bayern Munichun, kombëtaren e Anglisë dhe ish-klubin e tij, Tottenhamin, për ndikimin e tyre në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Gjatë fjalimit të mbajtur në qytetin e Londrës, golashënuesi anglez pranoi se ishte përfshirë nga emocionet deri në atë pikë sa mbeti pa fjalë, duke e konsideruar këtë arritje si një moment krejtësisht unik në jetën e tij. “Kam mbetur pothuajse pa fjalë. Të jem këtu në Londër është diçka vërtet e veçantë. Më dukej sikur gjithçka ishte një ogur i mirë për mua”, u shpreh Kane. Në fjalën e tij, sulmuesi nuk la pa përmendur edhe trajnerin Vincent Kompany, të cilit i dërgoj një urim të sinqertë për një rikuperim sa më të shpejtë. “Për Vinnie-n (Kompany), e di që është në shtëpi, ose ndoshta ende në spital. I uroj shërim të shpejtë dhe shpresoj që kjo t’i ketë dhënë pak energji”, tha sulmuesi anglez. Më tej, 31-vjeçari vuri në pah se eksperienca e tij te gjiganti bavarez e ka ndihmuar të evoluojë jo vetëm në aspektin sportiv, por gjithashtu në atë personal dhe udhëheqës. “Që kur jam bashkuar me ju, jam përmirësuar si lojtar, si njeri dhe si lider. Jam i lumtur që po e çoj këtë trofe te Bayerni”, deklaroi ai. Duke iu drejtuar përfaqësueses së Anglisë, Kane vlerësoi lart vitin e kaluar, duke e quajtur një kapitull të veçantë pavarësisht sfidave dhe synimeve të parealizuara plotësisht. “Kemi kaluar një vit të veçantë. Nuk ishte viti i përsosur, por patëm shumë momente të bukura. Ishte nder për mua t’ju udhëheq si kapiten”, theksoi Kane. Në mbyllje të fjalimit të tij falënderues, ai i fali mirënjohje të veçantë Tottenhamit, ambientit ku kaluar vitet kyçe të karrierës dhe ku hodhi bazat e forta të sukseseve të tij ndërkombëtare. “Pa Tottenhamin, me siguri nuk do të isha këtu ku jam sot. Më dhatë mundësinë ta jetoj ëndrrën time. Të gjitha ulje-ngritjet gjatë atij rrugëtimi më kanë çuar deri në këtë moment”, përfundoi Kane.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar