Aktuale
Pakti detar Turqi-Libi konsiderohet i pavlefshëm: Athina dhe aleatët e saj paralajmërojnë për pasojat në rajon
Reklamë e Sponsorizuar
Kryediplomati grek, Giorgos Gerapetritis, ka rikonfirmuar të hënën se marrëveshja e arritur në vitin 2019 ndërmjet Ankarasë dhe Tripolit për demarkacionin e kufijve detarë vijon të mbetet “e pavlefshme dhe pa asnjë fuqi juridike”.
Kjo qëndrim u përcjell në emër të një blloku të gjerë partnerësh që përfshin Greqinë, Egjiptin, Qipron, Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe Bashkimin Evropian, menjëherë pas hapit të fundit të Dhomës së Përfaqësuesve të Libisë për të ratifikuar memorandumin e përbashkët me Turqinë.
“Memorandumi në fjalë vijon të jetë i pavlefshëm dhe pa efekte ligjore. Ai bie në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe nuk mund të shërbejë si mbështetje ligjore për caktimin e hapësirave detare apo të sjellë pasoja juridike për palët e treta”, deklaroi prerazi Gerapetritis.
Prmes një deklarate të përbashkët, këto shtete ngritën shqetësime të thella se veprimi i autoriteteve ligjvënëse libiane për zyrtarizimin e kësaj marrëveshjeje cenon rëndë sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale.
Po ashtu, në dokument theksohet domosdoshmëria që paktet dypalëshe të njëanshme të mos cenojnë rregullat e etabluara globale dhe të drejtat e legjitimuara të shteteve të tjera.
Gerapetritis vuri në dukje se Konventa e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS), së bashku me të drejtën zakonore ndërkombëtare, mbeten shtylla e vetme ligjore për përcaktimin e kufijve ujorë.
Sipas tij, zbatimi i këtyre parimeve është thelbësor për të garantuar sigurinë juridike, parashikueshmërinë dhe ruajtjen e marrëdhënieve paqësore ndërmjet kombeve.
Ministri i Jashtëm grek paralajmëroi se pranimi i ujdive bilaterale që anashkalojnë kuadrin ndërkombëtar do të krijonte një precedent mjaft të rrezikshëm, duke minuar rendin juridik botëror dhe parimet mbi të cilat mbështetet zgjidhja paqësore e kontesteve.
Dokumenti nëvizon se memorandumi turko-libian shkel këto norma bazë, pasi injoron realitetin gjeografik dhe të drejtat e shteteve të tjera bregdetare mbi zonat detare, përfshirë të drejtat e garantuara të ishujve sipas konventës së OKB-së.
“Nisiativa e mëvonshme e Dhomës së Përfaqësuesve të Libisë nuk e ndryshon këtë realitet juridik”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Vendet nënshkruese ritreguan mbështetjen e tyre të plotë për riintegrimin e institucioneve të Libisë dhe konsolidimin e një shteti të bashkuar e prosperues.
Ato potencuan se një Libi me stabilitet të qëndrueshëm, e angazhuar në bashkëpunimin rajonal, përbën një faktor kyç për paqen dhe sigurinë në të gjithë pellgun e Mesdheut.
Në përmbyllje, u nënvizua se procesi i tranzicionit politik në Libi dhe marrëdhëniet e saj me vendet fqinje duhet të udhëhiqen në çdo hap nga respektimi i së drejtës ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: