Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedia në Pejë: Sot i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, viktima që alarmoi shtetin para vrasjes

Redaksia Lajmetereja • 27-10-2026 07:40
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia në Pejë: Sot i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, viktima që alarmoi shtetin para vrasjes
Sot do t'i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, e cila u vra tragjikisht të dielën në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku i dyshuar kryesor është kunati i saj. Familja ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:00, në fshatin Radac të Pejës. Krimi i rëndë që i mori jetën 49-vjeçares ndodhi më 25 tetor në brendësi të shtëpisë së saj. I dyshuari për këtë ngjarje, Albert Sylaj, vazhdon të jetë në kërkim nga Policia e Kosovës dhe ndodhet ende në arrati. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur thellë opinionin publik, veçanërisht pas zbulimit se e ndjera kishte kërkuar ndihmë nga organet e rendit vetëm tri ditë para se të ndodhte tragjedia. Më 22 tetor, ajo i kishte dërguar një letër Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për shkak të kërcënimit ndaj jetës së saj. Në letrën e saj paralajmëruese, ajo shkruante: “Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”. Për më tepër, ngjarja e rëndë ndodhi pak orë pasi Arlinda kishte denoncuar në polici ish-bashkëshortin e saj për kanosje, çka ka ngritur dyshime dhe pikëpyetje të mëdha lidhur me reagimin e institucioneve dhe trajtimin e kërkesave të saj për mbrojtje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar