Aktuale
Përmbysje spektakolare e Dinamit në “Elbasan Arena”, Egnatia dorëzohet në javën e tetë
Reklamë e Sponsorizuar
Dinamo ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Egnatias në takimin që uulë siparin e javës së 8-të të “Abissnet Superiore”, në një përballje të dhënë dhe plot kthesa dramatike të zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.
Rrogozhinasit e nisën sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në sekondat e para të lojës. Ishte minuta e 2-të, kur Almir Kryeziu lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke mposhtur portierin dhe duke tronditur kryeqytetasit.
Të besuarit e trajnerit Nevil Dede arritën të dërgojnë sërish topin në rrjetë me anë të Montenegros, megjithatë festa e tyre u pre në mes, pasi gjyqtari e anuloi golin pas verifikimit se sulmuesi kishte prekur sferën me dorë gjatë goditjes me kokë.
Megjithatë, reagimi i Dinamos ishte i menjëhershëm dhe shkatërrues, duke përmbysur fatin e ndeshjes brenda një harku kohor prej vetëm pesë minutash. Skuadra nga kryeqyteti barazoi shifrat në minutën e 32-të me anë të Vilës, ndërsa pesë minuta më vonë, në të 37-tën, Qefalija realizoi golin e dytë për të përmbysur totalisht rezultatin. Përpjekjet e Egnatias gjatë fraksionit të dytë për të ndryshuar rrjedhën e lojës rezultuan të pasuksesshme, duke vulosur triumfin 2-1 të dinamovitëve.
Falë kësaj fitoreje të rëndësishme, Dinamo ngjitet në kuotën e 15 pikëve, duke ngushtuar diferencën në vetëm 3 pikë nga Egnatia dhe 5 pikë nga Teuta që mban kreun e renditjes, duke i dhënë një hov të ri dhe mjaft interes garës për titullin kampion.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: