Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Humbja ndaj Dinamos nuk shqetëson Deden: Kampionati është i gjatë, rruga jonë vazhdon

Redaksia Lajmetereja • 25-10-2026 20:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Humbja ndaj Dinamos nuk shqetëson Deden: Kampionati është i gjatë, rruga jonë vazhdon
Egnatia ka regjistruar një humbje zhgënjyese me rezultatin 2-1 përballë Dinamos, në takimin e vlefshëm për javën e 8-të të Abissnet Superiore. Përballja e zhvilluar në “Elbasan Arena” solli kthesë në rezultat nga ana e kryeqytetasve, ndërsa në përfundim të ndeshjes, trajneri i skuadrës nga Rrogozhina, Nevil Dede, ka analizuar paraqitjen e të besuarve të tij përpara mediave. “Në momentin që nuk merr rezultatin për të cilin punon dhe shpreson, natyrisht që mërzitesh. Djemtë dhanë maksimumin në fushë. Ajo që më shqetëson vërtet është mungesa e përqendrimit që na përsëritet në çdo sfidë. Gjithçka po ecte sipas planit tonë, derisa pësuam dy gola nga qendra”, u shpreh fillimisht tekniku i Egnatias. Duke u ndalur te detajet e lojës dhe mënyra se kaipëtuan golat, Dede pranoi se kishte hapësira për t'u mbrojtur më mirë: “Çdo gjë mund të pranohet, por kishim tre forca në krahun e djathtë dhe në aspektin logjik nuk duhet të çanim në atë mënyrë. Ju e patë disa momente dëshirën e madhe të Dukës për të dalë si mbrojtës, kam vetëm komplimente për të pasi është djalë i ri”. Analiza e trajnerit vijoi me vlerësimin ndaj kundërshtarit dhe mangësitë e shfaqura nga skuadra e tij në fazën sulmuese: “Duhet t'i japim merita Dinamos, fitoren e merituan. E humbasim përqendrimin në momente të caktuara të lojës dhe bëhemi konfuzë, pasi nuk arritëm të furnizonim si duhet as Montenegron dhe as Adjessan. Dinamo krijoi dendësi të madhe në mbrojtje dhe ne kërkonim më shumë vertikalitet, duke nxjerrë Jagon. Nuk shfrytëzuam diagonalet e shkurtra dhe të mesme, çka i dha komoditet kundërshtarit”. Në lidhje me zgjedhjet taktike dhe zëvendësimet, Dede pranoi se pati një moment ngurrimi: “Krahu i majtë mu duk i lodhur dhe mund të kishte pasur ndërhyrje më të shpejtë, kjo është e vërtetë. Por kisha bërë tashmë katër zëvendësime dhe ndërmora një risk. Sa i përket dendësisë në fushë, me numra ishim në rregull, por jo te hapësirat. Megjithatë, në fund të gjithçkaje, djemtë dhanë maksimumin dhe kjo është e dukshme”. Në mbyllje të prononcimit të tij, kreu i stafit teknik të Rrogozhinës bëri thirrje për qetësi, duke theksuar se gara sapo ka nisur: “Me një ekip si Dinamo, mjafton një shpërqendrim i vogël për të humbur ndeshjen. Ka çaste kur mendojmë se e arritëm objektivin. Ky nuk është fundi i botës, pasi ky është një kampionat i gjatë. Kjo nuk është një mënyrë për të justifikuar ekipin sot, pasi diferencat mes skuadrave janë jashtëzakonisht të vogla”, përfundoi Dede.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar